Babai i Albi Nakos, deklaron qe nusen e djalit nuk e do balerine.

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë përfolur vazhdimisht për lidhjen e tyre në media.

Ndonëse çifti nuk e ka pranuar kurrë publikisht këtë lidhje, spekulimet nuk kanë patur të mbaruar dhe fillonin që nga ‘like-t’ në foto e deri tek komentet që i bënin njëri-tjetrit.

E megjithatë, vetëm një muaj më parë Albi dhe Alba e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë, madje në “Alba Festival” ku Albi ishte me trupën e tij të baletit, Alba nuk u pa gjëkundi.

Kanë mjaftuar këto detaje që në media të përflitet se çifti i ka dhënë fund lidhjes 2 vjeçare.

Sipas ‘Panorama Plus’ mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.

Kujtojmë që i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, babai i Albit deklaroi me bindje se nusen e Albit nuk do e dëshironte të ishte me profesion balerinë.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *