Eneda Tarifa zbulon sekretin që i ndryshoi jetën: “Jam më mirë se 10 vite më parë”

Eneda Tarifën e kemi parë shumë në formë kohëve të fundit, si prezantuese e spektaklit “Top Talent” ku zbulohen talentet e rinj të “Top Channel”.

Dhe duket se për këngëtaren/prezantuesen është me të vërtetë një periudhë më e mirë.

Ajo zbuloi se ndryshimi i madh erdhi pasi këtë vit, Eneda Tarifa vendosi t’i përkushtohej palestrës.

Këtë e tregoi përmes një postimi në Instagram ku shprehet se ndihet më mirë sesa 10 vite më parë si në trup ashtu edhe në shpirt.

“Kam qenë gjithmonë sporadike në palestër, gjithë këto vite. Ja që këtë vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht. Dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort.

Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua është një “e mirë e domosdoshme”. Meritat i kam edhe vetë”.

Tarifa është mama e një vajze, Arias, e cila është 6 vjeçe.

Në janar të vitit kaluar, u publikua lajmi se Eneda Tarifa dhe partneri i saj prej 18 vitesh, Erjon Zaloshnja, ishin ndarë.

Më tej, Eneda e konfirmoi tek “Xing me Ermalin”.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *