Shkrepi armën ndaj rumunëve pasi i dëmtuan makinën, mbetet në fuqi dënimi për shqiptarin dhe shokun e tij

Gjykata e Kasacionit ka refuzuar kërkesën e dy shqiptarëve, Aleksandër Prela 38 vjeç dhe Endri Mato 31 vjeç, duke lënë në fuqi dënimet e mëparshme. Prela ishte dënuar me 5 vjet e 8 muaj heqje lirie dhe procesi ishte zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Ai akuzohet se tentoi të eleminionte dy shtetas rumunë,  si dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa Mato u dënua me dy vjet e 8 muaj, për armëmbajtje pa leje dhe dyshimet për shpërndarje “malli”.

Ngjarja daton më 16 prill të 2015-ës, ku dy shqiptarët kërkuan të lanin hesapet me rumunët, të cilët i kishin dëmtuar makinën. Pasi u takuan në bar, shqiptarët dhe rumunët u konfrontuan në sheshin e Fornacit, ku Prela pasi u largua nxorri një armë dhe e shkrepi në drejtim të rumunëve. Sipas hetuesve, gjithçka ndodhi në mënyrë të rastësishme.

Në Apel, Prela u shpreh se nuk kishte ndërmend t’i eleminonte rumunët pasi e shkrepi armën për vetëmbrojtje. Më pas ai mohoi se kishte shkuar në makinë të merrte pistoletën, por e kishte gjetur në tokë,  pasi i kishte rënë shokut të tij.

Hetuesit zbuluan se shqiptari i drejtoi armën rumunëve, pasi këto të fundit po rrihnin shokun e tij. Në këtë mënyrë ra poshtë justifikimi i tij për vetëmbrojtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here