Pasi Edipi nderroi jetë, Merve ka shkuar në Londër për tre muaj. Ajo rikthehet në Sarmashëk dhe takohet me mikeshat e vjetra Pelinin dhe Arzun sikur asgjë të mos kishte ndodhur mes tyre. Merve i tregon mikeshave se Serhan ka hequr dorë nga ndarja dhe ata po ribashkohen. Pelin dhe Arzu i tregojnë Merves se Oja ndodhet në Sarmashëk. Ajo e ka shitur vilën e Merves dhe është zhvendosur në shtëpinë e vetë. Merve nuk e pret aspak mire këtë lajm. Ajo shkon të takojë Ojan por mëson se ajo është bërë nënë. Merve tronditet kur e mëson këtë. Si ka shkuar shtatzania dhe lindja e saj?

Oja pranon që fëmija është i Serhanit. Merve blen një shtëpi të re në Sarmashëk. Oja nuk i ka dhënë një shans të dytë Serhanit. Ajo e ka quajtur djalin e saj Deniz. Oja ia ka shitur vilën e Merves Kerimit. Kerim ka një fabrikë mishi dhe është njeri shumë misterioz. Kerim mëson se Merve është zhvendosur në shtëpinë ngjitur tij. Pelin tronditet kur mëson se në Sarmashëk ka ardhur edhe Emre, mik i tyre i vjetër. Çfarë ka ndodhur me jetën e këtyre të trejave gjatë këtyre muajve? Në Sarmashëk vjen një përson i ri. Kush është në të vërtetë ai?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here